Çfarë janë vizat K-1 dhe K2?
Shtetasit Amerikanë mund të sponsorizojnë për vizë K-1 të fejuarit e tyre që janë shtetas të huaj dhe që nuk kanë status emigrimi në Amerikë. Po ashtu, dhe fëmijët e të fejuarit mund të sponsorizohen me vizë K-2. Martesa duhet të bëhet brenda 90 ditëve nga data e pranimit në Amerikë. Pas martesës, statusi mund të ndryshohet nga jo-emigrant në emigrant. Kushtet që duhet të plotësohen për të marrë vizën K-1 dhe K2:
Si aplikohet për vizat K-1 dhe K-2? Shtetasi Amerikan duhet të dorëzojë Peticionin për të Fejuarin/ën e Huaj, Form I-129F në emer të të fejuarit/ës duke përfshrë edhe emrat e fëmijëve të tij/saj. Viza K-1 është e vlefshme për 4 muaj dhe mund të rinovohet për periudha 4 mujore. Pasi të aprovohet peticioni, duhet të doëzohet formulari Form DS-160 në Konsullatën Amerikane. Kushtet për aprovimin e peticionit jane:
Në përgjithsi, peticionet nuk miratohen në se sponsorizuesi ka dorëzuar të paktën 2 peticione të tjera për viza K-1 brenda dy viteve nga data e dorzimit të peticionit aktual. Si ndryshohet statusi mbas aprovimit të vizës K-1 dhe K-2? Personat me viza K-1 dhe K-2 mund të marrin autorizim pune që do të jetë i vlefshëm po aq kohe sa edhe statusi K. Pas martesës dhe aplikimit për ndryshim statusi, duhet të merret një autorizim të ri pune. Statusi i ri do të jetë status me kusht, ose resident i përhershëm me kusht qe jepet për 2 vjet dhe në përfundim të periudhës 2 vjecare mund të ndyshohet në statusin rezident i përhershëm ligjshëm. Në rast divoci para heqejes së kushtit, për të ruajtur statusin e emigrimit te bashkeshortit/es, shtetasi Amerikan mund të plotësojë formularin Afidavit pë Mbeshtetje Form I-864 në emër të ish bashkëshortit/es emigrante, me përjashtim të rasteve të vdekjes së bashkëshortit sponsorizues (shtetasit Amerikan).
1 Comment
Kam kryer martesen ne tetor me nje shtetase shqiptare e ardhur me vize turistike 3 vjecare ne gusht ne USA. Me tregoni ju lutem se si duhet te vazhdoj me tej per berjen me dokumenta te rregullta te bashkshortes. Pergjigja juaj do me ndihmonte shume . Ju faleminderit
Reply
Leave a Reply. |