Çfarë janë vizat K-1 dhe K2?
Shtetasit Amerikanë mund të sponsorizojnë për vizë K-1 të fejuarit e tyre që janë shtetas të huaj dhe që nuk kanë status emigrimi në Amerikë. Po ashtu, dhe fëmijët e të fejuarit mund të sponsorizohen me vizë K-2. Martesa duhet të bëhet brenda 90 ditëve nga data e pranimit në Amerikë. Pas martesës, statusi mund të ndryshohet nga jo-emigrant në emigrant. Kushtet që duhet të plotësohen për të marrë vizën K-1 dhe K2:
Si aplikohet për vizat K-1 dhe K-2? Shtetasi Amerikan duhet të dorëzojë Peticionin për të Fejuarin/ën e Huaj, Form I-129F në emer të të fejuarit/ës duke përfshrë edhe emrat e fëmijëve të tij/saj. Viza K-1 është e vlefshme për 4 muaj dhe mund të rinovohet për periudha 4 mujore. Pasi të aprovohet peticioni, duhet të doëzohet formulari Form DS-160 në Konsullatën Amerikane. Kushtet për aprovimin e peticionit jane:
Në përgjithsi, peticionet nuk miratohen në se sponsorizuesi ka dorëzuar të paktën 2 peticione të tjera për viza K-1 brenda dy viteve nga data e dorzimit të peticionit aktual. Si ndryshohet statusi mbas aprovimit të vizës K-1 dhe K-2? Personat me viza K-1 dhe K-2 mund të marrin autorizim pune që do të jetë i vlefshëm po aq kohe sa edhe statusi K. Pas martesës dhe aplikimit për ndryshim statusi, duhet të merret një autorizim të ri pune. Statusi i ri do të jetë status me kusht, ose resident i përhershëm me kusht qe jepet për 2 vjet dhe në përfundim të periudhës 2 vjecare mund të ndyshohet në statusin rezident i përhershëm ligjshëm. Në rast divoci para heqejes së kushtit, për të ruajtur statusin e emigrimit te bashkeshortit/es, shtetasi Amerikan mund të plotësojë formularin Afidavit pë Mbeshtetje Form I-864 në emër të ish bashkëshortit/es emigrante, me përjashtim të rasteve të vdekjes së bashkëshortit sponsorizues (shtetasit Amerikan).
1 Comment
Mund të ndodhë që personat të vijnë në Amerikë në mënyrë të ligjshme si jo-emigrantë dhe gjatë qëndrimit të përkohshëm situata e tyre personale mund të ndryshojë duke bërë që ata të kërkojnë ndryshimin e statusit. Disa nga këto situata janë rastet kur personi martohet me një shtetas Amerikan, nje azilkërkues fiton azilin, ose një studenti i ofrohet nje vend pune mbas përfundimit të studimeve. "Ndryshim statusi" quhet procesi i aplikimit për Green Card kur personi ndodhet ne Amerike. Kushti kryesor që duhet të plotesohet për të kërkuar ndyshimin e statusit është që personi të jetë në Amerikë në mënyrë të ligjshme dhe të plotësojë kërkesat pë Green Card pë kategorinë përkatëse. Në se i plotëson këto kushte, personi mund të aplikojë për ndryshim statusi në Amerikë pa ju dashur të kthehet në shtetin e origjinës. Personat që ndodhen jashtë Amerikes mund te aplikojnë pë ndryshim statusi në Konsullatën Amerikane përkatese.
Kategoritë ku bazohet kërkesa për ndryshim statusi janë: a) Bashkim Familje - Shtetasit Amerikanë dhe emigrantët me Green Card mund të sponsorizojnë të afërmit e tyre me anë të peticionit për bashkim familje I-130. Kur personat janë të afërm të menjëhershëm të shtetasve Amerikanë (mbi 21 vjec) atyre nuk i kërkohet të kenë plotësuar kushin pë mbajtjen e statusit të jo-emigrantit në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Amerikë. b) Punësim - Punëdhënësit Amerikanë mund të sponsorizojnë të interesuarit për punësim me anë të peticionit për punësim I-140. Personat që janë të interesuar të investojnë shuma të konsiderueshme në një ndërmarrje dhe të hapin vende të reja pune mund të vetë-sponsorizohen me anë të peticionit për investuesit I-526. c) Programet Humanitare - Mbasi kërkuesve ti jetë aprovuar statusi i emigrantit në bazë të programit humanitar përkatës ato mund të kërkojnë të ndryshojnë statusin me anë të peticionit për ndryshim statusi I-485. Në disa raste, të interesuarit mund të kërkojnë njëkohësisht miratimin e statusit të emigrantit dhe ndryshimin e statusit, pë shembull kur ata janë të afërm të menjehershem të shtetasve Amerikanë ose edhe për disa kategori të tjera kur vizat janë të disponueshme. |