Personat pa Dokumenta janë ata që:
a) Kanë hyrë në Amerikë pa vizë ose Green Card dhe pa u inspektuar në pikën kufitare; b) Qëndrojnë në Amerikë me dokumenta të skaduara; c) Nuk kanë dokumenta që i lejojnë të qëndrojnë në Amerikë. Deportimi Procesi I dëbimit nga Amerika për arsye të një shkeljeje ligjore që kompromenton qëndrimin në Amerikë. Emigrantët, jo-emigrantët dhe personat pa dokumenta janë subjekt i dëbimit kur: a) Kalojnë kufirin pa u inspektuar nga autoritetet përkatëse; b) Kanë ardhur me vizë jo-emigruese por kanë qëndruar përtej afatit të percaktuar ose kanë shkelur kushtet e tjera të vizës (për shembull, kanë punuar pa leje); dhe c) Personat me Green Card kanë kryer vepra penale që rezultojnë heqjen e Green Card. Fëmijët pa dokumenta kanë disa të drejta: a) Mund të rregjistrohen në shkolla publike. Atyre mund ti kërkohet të japin adresën ku jetojnë por jo statusin e qëndrimit; b) Mund të aplikojnë për tu futur në universitet. Në disa raste mund të aplikojne edhe për ndihmë financiare; c) Në qoftë se janë nën kujdestarinë e një institucioni federal, ky institucion ka për detyrë ti sigurojë stehim, kujdes dhe shërbime të tjera.
0 Comments
|