Duke filluar nga muaji Dhjetor 2020, një version i ri i testit të nënshtetësisë, do të kërkojë që aplikantët ti përgjigjen dyfishit të numrit të pyetjeve të testit egzistues. Pra, në vend që të ketë 10 pyetje, do te ketë 20. Kjo gjë do të ndikojë ne ngadalësimin e testimit dhe në shtimin e kohës së pritjes për aplikantët. Megjithatë, aplikantët duhet ti përgjigjen saktë vetëm 12 pyetjeve, e njëjta përqindje si në testin e mëparshem.
Në ndryshim me rregullat e mëparshme ku aplikantët mund ti përgjigjeshin vetëm 6 pyetjeve në se përgjigjet ishin të sakta, tani ato duhet ti përgjigjen të gjitha pyetjeve edhe në se i përgjigjen saktë 12 prej tyre ose të njëjtës përqindje pyetjesh si më parë. Një ndryshim tjetër është se nuk do të ketë pyetje nga gjeografia por aplikantët duhet të dijnë se cilat janë të treja degët e qeverisë dhe jo vetëm njërën prej tyre sic ishte më pare. Gjithashtu, edhe përgjigjja e pyetjes se kë përfaqësojnë Senatorët ka ndryshuar nga "personat e shtetit" në "shtetasit e shtetit", që nënkupton që Senatorët përfaqësojnë vetëm nënshtetasit Amerikanë që jetojnë në shtetin e tyre jo emigrantët. Cfarë nuk ka ndryshuar është që aplikantët që kanë jetuar në Amerikë të paktën 20 vjet dhe janë mbi 65 vjeç mund ta marrin testin duke ju përgjigjur saktë vetëm 6 pyetjeve ashtu si më parë.
0 Comments
Nënshtetësia Amerikane fitohet në disa mënyra:
a) Nga lindja në Amerikë. Sipas Amendamentit të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës Amerikane, të gjithë ata që kanë lindur në Amerikë janë shtetas Amerikanë; b) Në se të paktën njëri nga prindërit është nënshtetas Amerikan ose është bërë nënshtetas para se ti të kesh mbushur 18 vjec; c) Nëpërmjet adoptimit nga një nënshtetas Amerikan (në se jeni nën 18 vjec); dhe d) Nëpërmjet procesit të natyralizimit. Të gjithë ata që nuk janë shtetas Amerikanë konsiderohen shtetas te huaj. Sipas statusit të tyre, ata ndahen në këto grupe: a) Emigrantë - personat me qendrim të përhershëm ose me green card, refugjatët/azilkërkuesit, dhe personat me statuse të tjera emigrimi; b) Jo-emigrantët - personat me viza të përkohshme si vizitorë, stundentë, punëtorët e përkohshem, personat me staus të përkohshëm mbrojtje; dhe c) Personat pa dokumenta. |