Aplikimi
Hapi i pare për të filluar procesin e emigrimit në bazë të bashkimit familjar është plotësimi i formularit I-130 nga ana e shtetasit Amerikan ose personit me Green Card dhe dorëzimi i tij në agjencinë USCIS. Formulari duhet të shoqërohet me dokumentacion që provon statusin e emigrimit ose nënshtetësinë e sponsorizuesit si dhe dokumentacion që provon lidhjen midis sponsorizuesit dhe aplikantit për vizë emigrimi. Gjithshtu, sponsorizuesi duhet të provojë që është në gjendje të mbështesë të afërmin e tij me të ardhura që duhet të jenë 125% mbi nivelin e varfërisë. Pë të plotësuar këtë kriter financiar mund të bashkon edhe dy sponsorizues. Kategoritë që mund të sponsorizohen Shtetasit Amerikanë mund të sponsorizojnë bashkëshortin/en, fëmijët, prindërit dhe vëllezërit/motrat. Personat me Green Card mund të sponsorizojnë bashkëshortin/en dhe fëmijët e pamartuar. Miratimi i Aplikimit Aplikimi shqyrtohet nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) e cila cakton një numër identifikimi me anë të të cilit aplikanti mund të kontrollojë statusin e aplikimit në portalin në faqen e internetit të NVC, të bëjë pagesen e tarifës së aplikimit, të plotësojë formularin DS-260, të dorëzojë dokumentat financiare duke përfshirë formularin I-864, Afidaviti i Mbështetjes dhe dokumentat biografike. Numri i Vizave në Dispozicion Pas miratimit të formularit I-130, Departamenti i Shtetit vendos në së ka viza të disponueshme për aplikantin për vizë emigrimi. Vizat e emigrimit janë pa limit për kategorinë e të afërmve të menjëhershëm që janë bashkëshorti/ja, fëmijët e mitur dhe prindërit e shtetasit Amerikan. Procesi i bashkimit familjar në këtë rast zgjat rreth 18 muaj. Ndërsa aplikantet me kategori preference mund të aplikojnë për vizë vetëm kur të ketë numër për vizë. Numri i vizës bëhet i disponueshëm kur data e prioritietit që gjendet në formularin I-797, që është Njoftimi i Aprovimit te formularit I-130, shpallet në Buletinin e Vizave të Departamentit të Shtetit dhe është më vonë se data e prioritetit.
0 Comments
Çfarë janë vizat K-1 dhe K2?
Shtetasit Amerikanë mund të sponsorizojnë për vizë K-1 të fejuarit e tyre që janë shtetas të huaj dhe që nuk kanë status emigrimi në Amerikë. Po ashtu, dhe fëmijët e të fejuarit mund të sponsorizohen me vizë K-2. Martesa duhet të bëhet brenda 90 ditëve nga data e pranimit në Amerikë. Pas martesës, statusi mund të ndryshohet nga jo-emigrant në emigrant. Kushtet që duhet të plotësohen për të marrë vizën K-1 dhe K2:
Si aplikohet për vizat K-1 dhe K-2? Shtetasi Amerikan duhet të dorëzojë Peticionin për të Fejuarin/ën e Huaj, Form I-129F në emer të të fejuarit/ës duke përfshrë edhe emrat e fëmijëve të tij/saj. Viza K-1 është e vlefshme për 4 muaj dhe mund të rinovohet për periudha 4 mujore. Pasi të aprovohet peticioni, duhet të doëzohet formulari Form DS-160 në Konsullatën Amerikane. Kushtet për aprovimin e peticionit jane:
Në përgjithsi, peticionet nuk miratohen në se sponsorizuesi ka dorëzuar të paktën 2 peticione të tjera për viza K-1 brenda dy viteve nga data e dorzimit të peticionit aktual. Si ndryshohet statusi mbas aprovimit të vizës K-1 dhe K-2? Personat me viza K-1 dhe K-2 mund të marrin autorizim pune që do të jetë i vlefshëm po aq kohe sa edhe statusi K. Pas martesës dhe aplikimit për ndryshim statusi, duhet të merret një autorizim të ri pune. Statusi i ri do të jetë status me kusht, ose resident i përhershëm me kusht qe jepet për 2 vjet dhe në përfundim të periudhës 2 vjecare mund të ndyshohet në statusin rezident i përhershëm ligjshëm. Në rast divoci para heqejes së kushtit, për të ruajtur statusin e emigrimit te bashkeshortit/es, shtetasi Amerikan mund të plotësojë formularin Afidavit pë Mbeshtetje Form I-864 në emër të ish bashkëshortit/es emigrante, me përjashtim të rasteve të vdekjes së bashkëshortit sponsorizues (shtetasit Amerikan). Duke filluar nga muaji Dhjetor 2020, një version i ri i testit të nënshtetësisë, do të kërkojë që aplikantët ti përgjigjen dyfishit të numrit të pyetjeve të testit egzistues. Pra, në vend që të ketë 10 pyetje, do te ketë 20. Kjo gjë do të ndikojë ne ngadalësimin e testimit dhe në shtimin e kohës së pritjes për aplikantët. Megjithatë, aplikantët duhet ti përgjigjen saktë vetëm 12 pyetjeve, e njëjta përqindje si në testin e mëparshem.
Në ndryshim me rregullat e mëparshme ku aplikantët mund ti përgjigjeshin vetëm 6 pyetjeve në se përgjigjet ishin të sakta, tani ato duhet ti përgjigjen të gjitha pyetjeve edhe në se i përgjigjen saktë 12 prej tyre ose të njëjtës përqindje pyetjesh si më parë. Një ndryshim tjetër është se nuk do të ketë pyetje nga gjeografia por aplikantët duhet të dijnë se cilat janë të treja degët e qeverisë dhe jo vetëm njërën prej tyre sic ishte më pare. Gjithashtu, edhe përgjigjja e pyetjes se kë përfaqësojnë Senatorët ka ndryshuar nga "personat e shtetit" në "shtetasit e shtetit", që nënkupton që Senatorët përfaqësojnë vetëm nënshtetasit Amerikanë që jetojnë në shtetin e tyre jo emigrantët. Cfarë nuk ka ndryshuar është që aplikantët që kanë jetuar në Amerikë të paktën 20 vjet dhe janë mbi 65 vjeç mund ta marrin testin duke ju përgjigjur saktë vetëm 6 pyetjeve ashtu si më parë. Viza Emigruese Pune
Këto viza u mundësojnë personave që kanë aftësi dhe talente të veçanta të punojnë në Amerikë. Në përgjithsi, këto persona duhet të sponsorizohen nga punëdhënësi por në disa raste mund te aplikojnë edhe vetë, për shembull, investuesit. Vizat e punës janë me numër të përcaktuar dhe ndahen në disa kategori: a) Preferenca 1 – EB1 (EB1A, EB1B, EB1C) - Viza për punonjës prioritarë që janë personat me aftësi të jashtëzakonshme, jane profesorë ose hulumtues të shkëlqyer, ose janë drejtues egzekutivë në disa shtete; b) Preferenca 2 – EB2 - Viza për persona që kanë profesione për të cilat duhen diploma arsimore të avancuara ose kanë aftësi të jashtëzakonshme; c) Preferenca 3 – EB3 - Viza për persona me aftësi të caktuara për fitimin e të cilave duhen dy vjet eksperiencë ose trajnim; për profesionistë dhe punonjës të tjerë që përfshijnë punonjësit që mund të kryejnë punë pa ndonjë aftësi të veçantë por që nuk janë të përkohshëm ose sezonalë; d) Preferenca 4 – EB4 - Viza për disa punonjës të veçantë si ato që punojnë në institucione fetare, etj.); e) Preferenca 5 – EB5 - Viza për persona që do të investojnë në një ndërmarje duke kriuar vende pune. Shuma e investimit varet nga vendi i cili do të perfitojë nga investimi. Viza Jo-emigruese Pune Këto viza i jepen atyre që vijnë në Amerikë për të plotësuar nevojat e përkohshme të punëdhënësve Amerikane. Kategorite e tyre janë: a) Vizat H-1B i jepen personave me aftësi te larta, sidomos në fushën e kompjuterave, për një periudhë të rinovueshme prej tre vjetësh; b) Vizat H-2A i jepen punonjësve të përkohshëm ose sezonalë në bujqësi; c) Vizat H-2A i jepen punonjësve të përkohshëm ose sezonalë në fusha të tjera përveç bujqësisë. Cfarë është Green Card?
Vizë emigrimi që të lejon të punosh dhe jetosh në Amerikë pa afat. Ka disa kategori pë te aplikuar për Green Card: a) Bashkim familje; b) Sponsorizim nga punëdhënësi për personat me aftësi të vecanta pune ose vetë-sponsorizim në rastin e investuesve; dhe c) Për arsye humanitare si për shembull azilkerkues/refugjat, llotaria e vizave te diversitetit, etj. Cfarë është Natyralizimi? Procesi nëpërmjet të cilit një person që është resident i ligjshëm i përhershëm (Green Card) aplikon per të marrë nënshtetësinë Amerikane. Për tu bërë shtetas Amerikan nëpërmjet natyralizimit duhet të plotësohen disa kushte dhe afate kohore: a) Aplikimi mund të behet pas pese vjetësh nga marrja e Green Card ose mbas tre vjetësh kur Green Card është marrë nga martesa me shtetas Amerikan: b) Të keni qenë prezent fizikisht në Amerikë për të paktën 30 muaj gjatë periudhës pesë vjecare; c) Të keni karakter moral të mire; dhe d) Të kryeni me sukses testin e gjuhë Angleze dhe historisë. Vizat emigruese për bashkimi familje mundesojnë shtetasit Amerikanë dhe emigrantët me Green Card të sponsorizojnë të afërmit e tyre për të emigruar në Amerikë.
a) Shtetasit Amerikanë mund të sponsorizojnë bashkëshortin/en; fëmijët e mitur; prindërit; fëmijët e rritur (dhe familjet e tyre); dhe vëllezërit/motrat. b) Emigrantët me Green Card mund të sponsorizojnë bashkëshortin/en; fëmijët e mitur; dhe fëmijët e rritur të pamartuar. Vetëm për sponsorizimin e të afërmve të menjëhershëm të shtetasve Amerikanë që përfshijnë bashkëshortin/en, fëmijët e mitur, dhe prindërit (kur shtetasi Amerikan është mbi 21 vjeç) nuk ka numër të përcaktuar të vizave. Për të gjitha kategoritë e tjera numri i vizave është i përcaktuar sipas këtyre kategorive: a) Preferenca 1 – Viza F1 - Shtetasi Amerikan sponsorizon fëmijët e rritur të pamartuar (mbi 21 vjeç) dhe fëmijët e tyre të mitur; b) Preferenca 2 A – Viza F2 A - Emigranti me Green Card sponsorizon bashkëshortin/en dhe fëmijët e mitur; c) Preferenca 2 B – F2 B - Emigranti me Green Card sponsorizon fëmijët e rritur të pamartuar (mbi 21 vjeç); d) Preferenca 3 – Viza F3 - Shtetasi Amerikan sponsorizon fëmijët e rritur të martuar dhe bashkeshortët dhe fëmijët e tyre; e) Preferenca 4 – Viza F4 - Shtetasi Amerikan (mbi 21 vjeç) sponsorizon motrat, vëllezerit, dhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. |